Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu: Izraeli s'e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një adresim për media, ka thënë se Izraeli e SHBA-ja po veprojnë “me vendosmëri të madhe” në Iran. 

Ai ka treguar tri qëllimet e Izraelit në Iran. Ka thënë se qëllimi i parë është heqja e kërcënimit bërthamor, i dyti tha se është heqja e kërcënimit të raketave balistike dhe e treta krijimi i kushteve që populli iranian “ta ketë lirinë e tij”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se "lufta do të zgjasë aq sa është e nevojshme”. 

Netanyahu  ka thënë se është shkatërruar aftësia e Iranit “në një shkallë të tillë” sa nuk mund të arrijë “atë që ka planifikuar”. Ai thotë se Irani donte të rrëzonte mijëra ndërtesa në Izrael, porse po rrëzohen në Liban e Iran. 

“Ju premtoj se ne do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu, duke shtuar se “Irani është më i dobët se kurrë dhe Izraeli më i fortë se kurrë”. 

Ai tha se pas 20 ditësh lufte, Irani s’ka më mundësi të pasurojë uraniumin dhe as të krijojë raketa balistike. 

“Ne do t’i shkatërrojmë plotësisht, të gjitha ato aftësi”, tha Netanyahu. 

Netanyahu i është përgjigjur edhe pretendimeve se Izraeli e ka tërhequr SHBA-në në luftë me Iranin. 

Ai i quajti lajme të rrejshme këto. 

“A mendon ndonjë vërtetë se dikush mund t’i thotë presidentit Trump çfarë të bëjë?” – tha Netanyahu. 

I pyetur për sulmet në fushat iraniane të gazit natyror, Netanyahu tha se “Izraeli ka vepruar i vetëm”. 

“Presidenti Trump na kërkoi të përmbahemi nga sulmet e ardhshme dhe do ta bëjmë këtë”, tha ai. 

I pyetur se çfarë shenja ka që regjimi Iranian “po thyhet”, ai tha se “ka shumë shenja”. 

“Po punojmë për të krijuar kushte për shembjen e tij”, tha Netanyahu. 

Nëse mbijeton regjimi, ai tha, se do të jetë “në pikën më të dobët”.  

 

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi kërcënon ta shkatërrojë fushën më të madhe të gazit në botë që ndodhet në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të “shkatërrojë masivisht” fushën më të madhe të...