Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka arritur në Washington dhe pritet të fillojë sot bisedimet për ndërmjetësimin e një faze të dytë të armëpushimit me Hamasin, ka bërë të ditur zyra e tij të hënën.
Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e para e një lideri të huaj në administratën e re të Trumpit, raporton The Guardian.
Përpara largimit të tij nga Izraeli, Netanyahu u ka thënë gazetarëve se do të diskutonte "fitoren mbi Hamasin", pa përcaktuar se çfarë do të thotë kjo në terma praktike.
"Unë mendoj se është një dëshmi e forcës së aleancës izraelito-amerikane”, ka thënë Netanyahu përpara se të nisej drejt SHBA-së.
Ai është mirëpritur në kryeqytetin amerikan të dielën mbrëma nga ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili theksoi se takimi i ardhshëm Trump-Netanyahu do të forcojë "aleancën e thellë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të rrisë bashkëpunimin tonë".
Edhe
Trumpi pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë përpara planin e Gazës
Zyra e Netanyahut ka thënë se ai do të fillonte diskutimet me të dërguarin e Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, të hënën mbi kushtet për fazën e dytë të armëpushimit.
Faza fillestare, 42-ditore e marrëveshjes do të përfundojë muajin e ardhshëm. Faza tjetër pritet të mbulojë lirimin e robërve të mbetur dhe të përfshijë diskutime për një fund më të përhershëm të luftës së Izraelit në Gaza.
-
Trumpi dhe Netanyahu takohen për të dytën herë brenda dy ditësh për Gazën
-
Netanyahu sot në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi shton presionin për armëpushim në Gazë
-
Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë
-
Netanyahu thotë se do të diskutojë “fitoren ndaj Hamasit” në takimin me Trumpin