Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se mund të ketë marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Ai ka thënë për televizionin amerikan NBC se sa më pak të flitet për këtë, aq më të mëdha janë shanset për t’u arritur kjo.
“Mund të ketë...Sa më pak të them për këtë, aq më shumë do t’i rrisë gjasat që të materializohet”, është shprehur ai.
Netanyahu nuk ka dhënë asnjë detaj, por ka shtuar se “presioni ushtarak” mund të jetë ndihmues në lirimin e pengjeve.
Kryeministri izraelit i ka refuzuar thirrjet për armëpushim pa lirimin e të gjitha pengjeve.
Artikuj të ngjashëm