Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ishte presioni diplomatik dhe ushtarak që kanë shtyrë Hamasin të marrë vendim për lirimin e pengjeve që i mban në Gazë, raporton “BBC”.
Në një konferencë për media, Netanyahu ka thënë se grupi do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet.
“Në fazën e dytë të marrëveshjes, Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet – qoftë në mënyrë të lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”, tha Netanyahu.
Ai ka thënë se shpreson që të gjitha pengjet që mbahen në Gaza do të kthehen “në ditët në vijim”.
Ai ka falënderuar “mikun e dashur presidentin Trump” për mbështetjen ushtarake të Izraelit.
-
Netanyahu: S’ka tërheqje izraelite nga Gaza pa çarmatosje të plotë të Hamasit
-
Trumpi thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e plotë të Hamasit
-
S’ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit, thotë Netanyahu
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
-
Netanyahu paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve këtë vit