Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka paraqitur të dielën një kërkesë presidentit të vendit për falje në gjyqin shumëvjeçar ndaj tij për korrupsion.
Kërkesa për falje është bërë duke argumentuar se procedurat penale po pengonin aftësinë e tij për të qeverisur, dhe se një falje do t'u shërbente interesave të shoqërisë izraelite, raporton Reuters.
Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në vend, i ka mohuar prej kohësh akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.
Avokatët e tij kanë thënë në një letër drejtuar zyrës së presidentit se kryeministri ende beson se procedurat ligjore do të rezultonin në një lirim të plotë nga akuzat.
"Avokatët e mi i dërguan sot një kërkesë për falje ,presidentit të vendit. Pres që kushdo që dëshiron të mirën e vendit ta mbështesë këtë hap", ka thënë Netanyahu në një videodeklaratë të shkurtër të lëshuar nga partia e tij politike, Likud.
Javë më parë, faljen e Netanyahut e ka kërkuar zyrtarisht edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën
-
Trumpi kërkon edhe zyrtarisht faljen e Netanyahut
-
Gjykata anulon seancat dëgjimore të Netanyahut në rastin për korrupsion
-
Refuzohet kërkesa e Netanyahut për të shtyrë seancën gjyqësore ndaj tij
-
Trumpi kërkon anulimin e gjyqit për korrupsion ndaj Netanyahut