“Irani e bëri një gabim të madh sonte dhe do të paguajë për të”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi mblodhi Kabinetin e tij të Sigurisë.
Netanyahu është shprehur se sulmi me raketa ishte dështim dhe se Irani shpejt do ta merrte një mësim të dhimbshëm, njëjtë si e kanë marrë armiqtë e tij në Gaza, Liban dhe vendet e tjera.
“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për ta mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve. (Lideri i Hamasit Yahya) Sinwar dhe (komandanti i lartë ushtarak i Hamasit Mohammed) Deif nuk e kuptuan këtë, (lideri i Hezbollahut Hassan) Nasrallah dhe (shefi i stafit të Hezbollahut Fuad) Shukr nuk e kuptuan këtë, dhe ka disa në Teheran se nuk e kuptojnë këtë”, tha Netanyahu.
Ai ka paralajmëruar se “kushdo që na sulmon, do ta sulmojmë”.
Irani sulmon Izraelin me rreth 200 raketa balistike
Irani ka njoftuar se ka hedhur dhjetëra raketa drejt Izraelit të martën, një shenjë e përshkallëzimit...-
Netanyahu: Irani do të paguajë çmim të rëndë, jemi pranë fitores
-
Netanyahu: SHBA-ja dinte për planet e Izraelit për sulm
-
Netanyahu paralajmëron Iranin me “gjymtim” të ekonomisë së tij
-
Netanyahu thotë se sulmi ndaj Iranit arriti qëllimin, Khamenei paralajmëron
-
Netanyahu: Aleatët e Iranit që u përpoqën të më vrisnin do të pendohen