Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëse SHBA-ja sulmon, Irani thotë se do të sulmojë bazat e saj në rajon

Abbas Aragchi

Foto: Associated Press

Irani do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohet nga forcat amerikane që janë grumbulluar në rajon, tha të shtunën ministri i jashtëm iranian Abbas Aragchi. 

Në një intervistë për Al Jazzera, Aragchi tha se kjo nuk duhet parë si një sulm ndaj vendeve që i strehojnë ato. 

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Teherani dhe Washingtoni u zotuan të vazhdojnë bisedimet indirekte bërthamore pas asaj që të dyja palët e përshkruan si diskutim pozitiv të premten në Oman, shkruan Reuters.

Përderisa Araqchi tha se ende nuk është caktuar një datë për rundin tjetër të negociatave, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ato mund të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme. 

Trump ka kërcënuar të godasë Iranin pas një përforcimi detar të SHBA-së në rajon, duke kërkuar që të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, një rrugë e mundshme drejt bombave bërthamore, si dhe të ndalojë zhvillimin e raketave balistike dhe mbështetjen për grupet e armatosura në rajon.

Teherani ka mohuar prej kohësh çdo qëllim për prodhimin e armëve bërthamore.

Edhe Irani kërcënon t’i sulmojë bazat amerikane në rajon Botë Irani kërcënon t’i sulmojë bazat amerikane në rajon

Ndërsa të dyja palët kanë treguar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore të Teheranit me Perëndimin, Araqchi kundërshtoi zgjerimin e bisedimeve. 

“Çdo dialog kërkon përmbajtje nga kërcënimet dhe presioni. Teherani diskuton vetëm çështjen e tij bërthamore... Ne nuk diskutojmë asnjë çështje tjetër me SHBA-në”, tha ai.