Nëse negociatat bërthamore dështojnë dhe lind konflikti me Shtetet e Bashkuara, Irani do të sulmojë bazat amerikane në rajon, ka thënë të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, disa ditë përpara zhvillimit të rundit të gjashtë të planifikuar të bisedimeve bërthamore Iran-SHBA.
"Disa zyrtarë nga pala tjetër kërcënojnë me konflikt nëse negociatat nuk japin rezultate. Nëse na imponohet një konflikt, të gjitha bazat amerikane janë brenda mundësive tona dhe ne do t'i shënjestrojmë ato me guxim në vendet pritëse", ka thënë Nasirzadeh gjatë një konference javore për shtyp, raporton Reuters.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me bombardime nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore.
Rundi tjetër i bisedimeve është planifikuar këtë javë. Trumpi ka thënë se negociatat do të mbahen të enjten, ndërsa Teherani thotë se ato do të zhvillohen të dielën në Oman.
Pritet që Irani të paraqesë një kundërpropozim ndaj një oferte të mëparshme të SHBA-së për një marrëveshje bërthamore që e hodhi poshtë.
Presidenti Trump ka thënë të martën se Irani po bëhej "shumë më agresiv" në bisedimet bërthamore.
Teherani dhe Uashingtoni janë përplasur për çështjen e pasurimit të uraniumit në tokën iraniane, të cilën fuqitë perëndimore e konsiderojnë si një rrugë të mundshme drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Irani pohon se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime civile.
Edhe
Nëse SHBA-ja sulmon, Irani thotë se do të sulmojë bazat e saj në rajon
Një tjetër pikë ngërçi në bisedime ka qenë programi raketor i Iranit. Raketat balistike përbëjnë një pjesë të rëndësishme të arsenalit të Iranit.
Nasirzadeh ka thënë se Teherani kohët e fundit testoi një raketë me një kokë luftarake dy tonëshe dhe nuk pranon kufizime.
Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, kishte thënë në shkurt se Irani duhet të zhvillojë më tej ushtrinë e tij, përfshirë raketat e tij.
-
Irani paralajmëron “të hapë fronte të reja” kundër SHBA-së nëse ajo rikthen sulmet
-
Trumpi thotë se “pret të bombardojë” nëse nuk arrihet përparim në bisedime me Iranin
-
Një luftë me SHBA-në do të ishte shkatërrimtare, thotë kryediplomati iranian
-
Irani e akuzon Trumpin për “rrena” përpara bisedimeve kritike