Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëntë të vdekur në Bangladesh nga cikloni Sitrang

Një ciklon, i cili shpërtheu në bregun e Bangladeshit të martën, ka lënë të vdekur të paktën nëntë persona, gjithashtu ka shkatërruar shtëpi, ka shkulur pemë dhe ka ndërprerë lidhjet rrugore, energjinë dhe komunikimin, njoftuan autoritetet, përcjell Reuters.

Evakuimet masive përpara se cikloni Sitrang të arrinte në tokë, ndihmuan në shpëtimin e jetëve, por numri i saktë i viktimave dhe shkalla e dëmeve do të dihet pasi të bëhen hulumtimet e tërësishme.

“Ishte e tmerrshme, dukej sikur deti po vinte për të na rrëmbyer. Kemi kaluar natë pa gjumë, gjithçka që mund të bënim ishte të luteshim”, tha Mizanur Rahman, një banor i rrethit të Bholas.

Cikloni nisi nga Gjiri i Bengalit me erëra që shkuan deri ne 88 kilometra në orë.

Lidhjet e energjisë dhe telefonit janë ndërprerë dhe zonat bregdetare janë zhytur në errësirë.

Shumica e njerëzve të vrarë u shtypën nga rrëzimi i pemëve.

Edhe 30 të vdekur këtë javë nga përmbytjet në Indi e Bangladesh Botë 30 të vdekur këtë javë nga përmbytjet në Indi e Bangladesh

Nuk u raportuan dëme të mëdha në kampet e refugjatëve në Bangladeshin juglindor, ku më shumë se një milion refugjatë nga Birmania po jetojnë në strehimore.

Shi i dendur ra në rrugët e kryeqytetit, Dhaka, duke shkaktuar disa përmbytje dhe ndërprerje të qarkullimit.

Cikloni preku gjithashtu shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor.