Një burrë i prekur me COVID-19 ka infektuar 533 persona në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë, ka bërë të ditur presidenti i këtij shteti afrikan, Nana Akufo Ado.
“Një person infektoi më shumë se një të tretën e gjithsej 1.300 punëtorëve në Tema, qytet 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Akra”, njoftoi Ado, përcjell CNBC.
533 rastet në këtë fabrikë përbëjnë më shumë se 10 përqindëshin e të infektuarve në Ganë.
Deri më tash, Gana ka konfirmuar 4.700, prej tyre 22 të vdekur dhe 494 të shëruar.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur nga shpërthimi i terminalit të naftës në Guine
-
Më shumë se 88 milionë njerëz të infektuar me COVID në qytetin e tretë më të populluar në Kinë
-
Regjistroi 5 raste me COVID në dy ditë, mbyllet ishulli në Paqësor
-
Ishulli në Paqësor shënon rastin e parë me COVID-19, paralajmërohet mbyllja
-
Tokio në alarm pas mbi 5 mijë rasteve të reja ditore në mes të Olimpiadës