Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur nga shpërthimi i terminalit të naftës në Guine

Të paktën tetë persona dyshohet se kanë vdekur dhe 84 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një terminal nafte në kryeqytetin e Guinesë, Conakry në mëngjesin e së hënës, ka njoftuar një oficer i lartë i Policisë, raportoi “Al Jazeera”.

Sipas tij, numri mund të rritet, ndërsa zjarri është duke u lokalizuar.

Shpërthimi në terminalin e vetëm të naftës të këtij vendi të Afrikës Perëndimore, tronditi rrethin administrativ Kaloum në qendër të qytetit Conakry, duke detyruar qindra të largohen nga zona.

Siç raportohet, zjarri filloi jo shumë pas mesnate.

Përmes një deklarate, qeveria njoftoi mbylljen e shkollave në kryeqytet dhe u bëri thirrje punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Edhe Të paktën 15 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen Botë Të paktën 15 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen

“Punonjësve të sektorit privat dhe publik u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe shkollat publike dhe private janë mbyllur”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët kanë njoftuar se shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, teksa shkalla dhe pasojat e tij mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në popullatë.