Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

3 të vdekur e 300 të lënduar pasojë e shpërthimit të kamionit që po transportonte gaz në Keni

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe rreth 300 të tjerë të lënduar.

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu rreth orës 23:30 duke bërë që banesa, biznese dhe makina përreth të dëmtoheshin, shkruan BBC.

Shefi i policisë Embakasi, Wesley Kimeto, bëri të ditur se një fëmijë ishte në mesin e atyre që vdiqën në shpërthim, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Kryqi i Kuq i Kenias bëri të ditur se 271 persona ishin dërguar në spital teksa 27 të lënduar ishin trajtuar në vendin e ngjarjes. Sipas mediave lokale shumë persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit.