Një kamion ka humbur kontrollin duke goditur disa automjete dhe tregtarët në Kenia, duke lënë të vdekur së paku 51 persona. Aksidenti ka ndodhur në vendin që njihet për përplasje të automjeteve në qytetin Londiani, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Nairobi.
Autoritetet kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar 51 trupa të pajetë, por besohet se shumë të tjerë janë bllokuar nëpër automjetet e aksidentuara.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se 32 persona janë lënduar dhe hospitalizuar. Qytetarëve u është bërë thirrje që të dhurojnë gjak për të shpëtuar të aksidentuarit. Përpjekjet për të nxjerrë nga automjetet edhe më shumë të mbijetuar i ka vështirësuar stuhia e madhe e shiut.
Vetëm pas këtij aksidenti, qeveria e Kenisë ka njoftuar se do të zhvendosë tregun nga autostradat për të parandaluar aksidente të tilla në të ardhmen.
Presidenti William Ruto u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm gjatë ngasjes nëpër rrugët e vendit. Dëshmitarët kanë thënë se kamioni ka humbur kontrollin në autostradë dhe ka goditur njerëzit në treg.
-
3 të vdekur e 300 të lënduar pasojë e shpërthimit të kamionit që po transportonte gaz në Keni
-
Përmbytje në Kenia, mbi 60 të vdekur
-
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë
-
Të paktën 71 të vdekur në një aksident rrugor në Etiopi
-
Të paktën 17 nxënës të vdekur nga zjarri në shkollë në Kenia