Të paktën 71 persona kanë vdekur në Etiopi, kur një kamion me pasagjerë ka rënë në lumë, sipas zëdhënësit të Qeverisë së rajonit jugor Sidama dhe një deklarate.
Aksidenti ka ndodhur në distriktin Bona.
Wosenyeleh Simion, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë për Reuters të hënën se të paktën 71 persona kanë vdekur, duke përfshirë 68 burra dhe 3 gra.
“Pesë janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në spitalin e përgjithshëm në Bonas”, ka shtuar ai.
Wosenyeleh tha se kamioni nuk arriti të kalonte në rrugë dhe ra në lumë.
Disa nga pasagjerët po riktheheshin nga një ceremoni martesore, ka thënë ai, duke shtuar se policia rajonale e trafikut ka raportuar se kamioni ishte i mbingarkuar, gjë që ka të ngjarë ta ketë shkaktuar aksidentin.
-
71 të vdekur në një aksident trafiku në Afganistan
-
Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Etiopi mund të shkojë në 500, thotë OKB-ja
-
Shkon në 232 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Etiopi
-
15 të vdekur në Egjipt në një aksident trafiku
-
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit