Të paktën 62 persona kanë humbur jetën në Kenia gjatë javës së fundit pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, kanë bërë të ditur autoritetet. Një javë më parë, bilanci i viktimave ishte 42.
Gjatë natës, 11 persona u shpëtuan pasi një minibus, ngeci ndërsa uji u rrit në kryeqytetin Nairobi, ndërsa dy fëmijë u shpëtuan nga një shtëpi e përmbytur, njoftoi Kryqi i Kuq i Kenias. Reshjet e mëdha gjatë javës kanë shkaktuar përmbytje të shpejta që nuk janë parë prej vitesh, me lumenj që kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur shtëpi dhe dëmtuar rrugë, linja energjie dhe uji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Brendshme paralajmëroi të dielën se pjesë të ndryshme të vendit vazhdojnë të përjetojnë reshje të dendura, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët në zonat e ulëta që të zhvendosen në zona më të sigurta, dhe mbi 2.000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim.
Më shumë se gjysma e viktimave – 33 – janë në Nairobi, ku për shkak të kanalizimeve të dobëta dhe pengesave në lumenj nga ndërtimet e pakontrolluara, përmbytjet ishin më të rënda. Policia tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë pas “reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve shkatërruese që prekin pjesë të ndryshme të vendit”.