Gati 90% e njerëzve në Henan, provinca e tretë më e populluar e Kinës, tani janë infektuar me Covid, thonë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.
Zyrtari provincial Kan Quancheng zbuloi shifrën që arrin në rreth 88.5 milion njerëz, në një konferencë shtypi.
Kina po lufton me një rritje të paprecedentë të rasteve pasi braktisi politikat zero-Covid në dhjetor.
Kjo erdhi pas protestave kundër bllokimeve, karantinave dhe testeve masive.
Kan nuk specifikoi një afat kohor se kur ndodhën të gjitha infeksionet, por pasi politika e mëparshme e Kinës me zero-Covid i mbajti rastet në minimum, ka të ngjarë që shumica dërrmuese e infeksioneve të Henanit të kenë ndodhur në javët e fundit.
Ai tha se vizitat në klinikat e infektimeve në provincën Henan arritën kulmin më 19 dhjetor “pas së cilës ajo tregoi një prirje të vazhdueshme rënëse”.
Edhe
Për katër javë, 60 mijë njerëz në Kinë vdiqën nga COVID-19
Sipas të dhënave zyrtare, 120,000 njerëz në vendin me 1.4 miliardë banorë janë infektuar dhe 30 kanë vdekur që nga ndryshimi i politikës së Covid.
Ndërkohë të dielën, autoritetet raportuan tri vdekje nga Covidi në territorin e Kinës, një më shumë se një ditë më parë.