Kina ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta për ta frenuar një rritje të tillë, shkruan BBC.
Një rritje e konsiderueshme e numrit të infeksioneve të reja u regjistrua në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore Guangzhou.
Dje, vendi regjistroi 31.527 raste – 28 mijë ishte numri më i lartë i regjistruar në prill, kur Shanghai u mbyll.
Politika e Kinës kundër koronavirusit ka shpëtuar jetë në një vend me 1.4 miliardë banorë, por gjithashtu i ka dhënë një goditje ekonomisë dhe jetës së njerëzve të zakonshëm.
Sidoqoftë, vala në rritje e rasteve vjen disa javë pasi vendi lehtësoi disa nga kufizimet.
Zyrtarët kinezë tashmë kanë vendosur kufizime në disa rrethe, me dyqane, shkolla dhe restorante të mbyllura.
Edhe
Epidemiologët paralajmërojnë rritje të rasteve me COVID-19 në Kinë
Kina është ekonomia e fundit e madhe që është në proces për ta “zhdukur” COVID-19 me testime masive dhe rregulla izolimi.
Megjithatë, raste të virusit tani raportohen në 31 provinca.
Presidenti Xi Jinping ka thënë se nevojiten masa të rrepta për të mbrojtur popullsinë e moshuar të vendit. Megjithatë, nivelet e vaksinimit janë më të ulëta se në vendet e tjera të zhvilluara dhe vetëm gjysma e njerëzve mbi moshën 80 vjeç kanë marrë një vaksinë.