Pekini ka mbyllur parqet dhe muzetë të martën, derisa shumë qytete kineze kanë rifilluar testimet masive për COVID-19.
Kina është duke luftuar një valë të re të rasteve me koronavirus të cilat po paraqesin rrezik për ekonominë e saj, raportoi Reuters të martën.
Kina raportoi 28,127 raste të reja lokale në shkallë kombëtare për të hënën, duke iu afruar pikut të saj ditor të infeksionit në prill, me rastet në qytetin jugor të Guangzhou dhe komunën jugperëndimore të Chongqing që përbëjnë rreth gjysmën e totalit.
Në kryeqytet, Pekin, rastet kanë shënuar një rekord të ri, duke nxitur thirrje për më shumë banorë që të qëndrojnë brenda.
Kishte dy vdekje të reja që i atribuohen COVID-19, krahasuar me tre gjatë fundjavës, të cilat ishin të parat në Kinë që nga maji.
Vala e fundit po teston masat e fundit që Kina ka bërë në politikën e saj zero-COVID, e cila u kërkon autoriteteve të jenë më të shënjestruar në masat e tyre shtrënguese dhe të largohen nga bllokimet dhe testimet e përhapura që kanë mbytur ekonominë dhe kanë frustruar qytetarët e saj.
-
Kinës po i kthehet Covid-19
-
Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
-
Pekini po përballet me valën më të rëndë të pandemisë
-
Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19
-
Rreth 2.000 turistë bllokohen në qytetin bregdetar të Kinës për shkak të COVID-19