Kryeqyteti kinez, Pekini, ka mbyllur parqet dhe ka vendosur masa të ashpra të izolimit në ditën kur shteti po përballet me valën e re të rasteve me Covid-19. Të premten, më shumë se 5 milionë njerëz janë izoluar në provincën jugore Guangzhou.
Shteti kinez ka raportuar 10 mijë e 729 raste të reja të premten. Të gjithë janë testuar pozitivë, por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të Covid-19. Shumica prej 21 milionë banorëve të Pekinit, pritet të testohen gjatë ditëve të ardhshme. Shumë shkolla kanë kaluar mësimet online, spitalet kanë reduktuar shërbimet dhe dyqanet e restorantet janë mbyllur.
Liderët kinezë të enjten kanë premtuar se do të reagojnë ndaj pakënaqësisë publike në lidhje me strategjinë “zero-Covid” që ka mbyllur miliona njerëz nëpër shtëpi.
Me rritjen ekonomike që ka nisur të dobësohet përsëri, Kina pritej të bënte hapa në hapjen e shtetit që ka mbyllur kufijtë qëkur nisi përhapja e COVID-19 gjatë vitit 2020.
-
Blindohet Pekini, qytetarët detyrohet të kryejnë teste COVID-i
-
Kinës po i kthehet Covid-19
-
Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
-
Pekini po mbyll parqet e muzetë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19
-
Pekini po përballet me valën më të rëndë të pandemisë