Gati një milion persona në periferi të qytetit kinez Wuhan janë vendosur nën izolim, raporton BBC.
Banorët e qarkut Iangxia janë urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpi për tri ditë pas katër rasteve asimptomatike me COVID.
Kina ndjek strategjinë “zero COVID”, duke përfshirë këtu testimin në masë, izolimin strikt dhe mbyllje lokale.
Kjo ka rezultuar në dukshëm më pak raste të vdekjes sesa në shtetet tjera.
Por, kjo strategji po përballet me kritika nga njerëzit dhe bizneset që po vazhdojnë të vuajnë nga kufizimet.
Në Wuhan, një qytet me 12 milionë banorë, testimi i rregullt ka zbuluar dy raste asimptomatike dy ditë më parë.
Edhe
Më shumë se 88 milionë njerëz të infektuar me COVID në qytetin e tretë më të populluar në Kinë
Dy raste tjera janë zbuluar nëpërmjet gjurmimit të kontakteve, dhe menjëherë pas kësaj është vendosur për mbyllje lokale.
Wuhani është bërë i njohur nëpër botë në fillim të vitit 2020 si vendi i parë ku shkencëtarët zbuluan kornavirusin e ri dhe qyteti i parë që u vendos nën masa rigoroze kufizuese.