Rreth 21 milionë njerëz janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në Kinë, pas shpërthimit të rasteve të infektimit me koronavirus, shkroi të enjten BBC-ja.
Rregullorja e re ka përcaktuar që vetëm një person për familje, lejohet të dalë për blerje të gjërave elementare.
Të enjten, qyteti Chengdu regjistroi 157 infeksione të reja, duke bërë që të hyjnë në fuqi bllokime të rrepta në këtë rajon.
Politikat e Kinës për COVID kërkojnë që qytetet të hyjnë në karantinë edhe nëse raportohen vetëm një pjesë e vogël e rasteve.
Banorët e Chengdu, të cilëve iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi nga ora 18:00 me orën lokale të enjten, do të testohen të gjithë gjatë ditëve në vijim, por nuk ishte e qartë se kur do të hiqen kufizimet.
Edhe
Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19
Ndërkohë, njerëzve u është ndaluar të hyjnë ose të dalin në Chengdu.
Kufizime të tjera janë aktualisht në fuqi edhe në vende tjera të Kinës, duke përfshirë Shenzhenin në jug dhe Dalianin në veri-lindje.