Tonga është mbyllur për shkak të regjistrimit të disa rasteve me COVID-19 në kryeqendër Nuku’alofa, raporton BBC.
Kryeministri i Tongas , Siaosi Sovaleni, ka njoftuar për dy raste të zbuluara në port, ku ka ardhur ndihma humanitare pas shpërthimit të vullkanit dhe cunamit që pasoi.
Radiostacioni “Broadcom M” ka raportuar se tri raste të tjera janë zbuluar në një familje.
Ishulli në Oqeanin Paqësor më herët nuk kishte raste të infeksionit me virus.
Deri më tash, gjitha dërgesat e ndihmave u menaxhuan me protokolle pa kontakte për ta ndaluar përhapjen e virusit.
Tonga është mbyllur sot, ndërsa situata do të rishikohet çdo 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ishulli në Paqësor shënon rastin e parë me COVID-19, paralajmërohet mbyllja
-
Frikë se ndihma humanitare mund ta sjellë virusin në Tongën e goditur nga cunami
-
Paralajmërim për cunami pasi një tërmet me magnitudë 7.1 godet Tongon
-
Rreth 2.000 turistë bllokohen në qytetin bregdetar të Kinës për shkak të COVID-19
-
Koreja e Veriut mbyllet pas rasteve të para zyrtare me COVID