Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia po tenton të ushtrojë presion

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se nëse Rusia përdorë armët nukleare kundrejt Ukrainës do ishte “katastrofë për botën, por kjo nuk do të na mposhtë”.

Komentet e tij kanë ardhur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putini ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë në gatishmëri speciale forcat e saj bërthamore.

Duke folur në një konferencë shtypi, ai tha “ky urdhër nga presidenti Putin ka ardhur menjëherë pasi u bë e ditur se dy delegacionet janë gati të takohen për të folur”.

Sipas tij, ky urdhër është për t’i bërë presion Ukrainës.

“Por ne nuk do t’i nënshtrohemi këtij presioni. Ne do të shkojmë të dëgjojmë se çfarë Rusia ka për të thënë dhe pastaj të tregojmë se çfarë ne mendojmë. Ukraina nuk po bie, ne jemi duke derdhur gjak por po vazhdojmë suksesshëm ta mbrojmë vetveten”, ka thënë ai.