Bota duhet të përgatitet për mundësinë që Rusia ta sulmojë Ukrainën me armë bërthamore, tha të premten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një intervistë për CNN Zelensky tha se është i shqetësuar nga komentet e fundit të drejtorit të CIA-s, i cili ka thënë të enjten se Rusia mund të përdorë armë taktike bërthamore në pushtimin e saj.
"Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por mund të jetë e vërteta”, tha Zelensky.
“Ne duhet të mendojmë të mos kemi frikë, të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është një pyetje vetëm për Ukrainën por për të gjithë botën, mendoj”, ka shtuar ai.
Muajin e kaluar, një zëdhënës i Kremlinit tha se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse përballej me një kërcënim ekzistencial.
Edhe
Zelensky alarmon: Rusia po përgatit popullin për armët bërthamore
Zelensky u pyet gjithashtu për fundosjen e anijes luftarake të çmuar ruse, “Moskva”.
“Ne e dimë që nuk ekziston më, për ne është një armë e fortë kundër vendit tonë, ndaj fundosja e tij nuk është tragjedi për ne. Sa më pak armë të ketë Federata Ruse për ta sulmuar vendin tonë, aq më mirë për ne”, ka thënë Zelensky.