Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve për vendosjen e sanksioneve parandaluese ndaj Rusisë, duke thënë se zyrtarët e pushtuesit kanë filluar ta përgatisin popullin për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë.
Në një intervistë për BBC-në, Zelensky mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, duke pretenduar se një deklaratë e mëparshme ishte përkthyer gabimisht.
“Duhet të ketë goditje parandaluese”, u shpreh ai, duke iu referuar sanksioneve, “jo sulmeve”.
Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh.
Siç pretendon Ukraina, presidenti rus Vladimir Putin në përgjigje të disfatës, aneksoi paligjshëm pjesërisht katër rajone të Ukrainës. Aneksimet kanë ngritur shqetësim për një përshkallëzim të mundshëm të luftës shtatëmujore.
Edhe
Zelensky paralajmëron se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë
Putini dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë thënë se armët bërthamore - ndoshta më të vogla, armë taktike - mund të përdoren për të mbrojtur ato zona, megjithëse zyrtarët perëndimorë thonë se nuk ka prova që Moska është e përgatitur për ta bërë këtë.
“Ata po fillojnë ta përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme. Ata nuk janë gati ta bëjnë këtë, të përdorin armët bërthamore. Por po fillojnë të komunikojnë. Ata nuk e dinë nëse do t’i përdorin apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për të”, ka thënë Zelensky.