Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Nuk besoj që bota do ta lejojë Putinin të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai nuk beson se bota do ta tolerojë presidentin rus, Vladimir Putin të përdorë armë nukleare.

Në një përgjigje ndaj adresimit të Putinit që bëri të mërkurën, Zelensky ka paralajmëruar se duhet bashkim ndaj kërcënimeve të Putinit, shkruan BBC-ja të mërkurën.

“Nuk e besoj që Putini do të përdorë armë nukleare. Nuk besoj që bota do të lejojë që të përdorë armë të tilla”, ka thënë ai.

Zelensky shtoi se njoftimi i presidentit rus tregoi se ai dëshironte të mbyste Ukrainën në gjak, duke përfshirë edhe ushtarët e tij.