Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë të mërkurën se do të kërkojë armë gjatë takimit me homologët e tij të NATO-s dhe G7-ës, të enjten.
“Pika kryesore e diskutimit tim në Bruksel do të jetë furnizimi i Ukrainës me armatimin e nevojshëm”, ka thënë Kuleba gjatë një videoadresimi, raporton Sky News.
Kryediplomati ukrainas i cili pritet të marrë pjesë personalisht të enjten në bisedimet e NATO-s në Bruksel, u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të huaj që të vendosin sanksionet maksimale ndaj Rusisë.
"Mënyra e vetme për të shmangur zgjerimin e luftës ruse përtej Ukrainës është të na sigurojnë mbështetje më të plotë. Sanksione maksimale. Të gjitha armët. Politika e 'mos provokimit të Putinit' ka dështuar keq vitet e kaluara”, ka thënë Kuleba.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kanë thënë gjatë të mërkurës se dy ditët e bisedimeve në selinë e aleancës do të fokusohen kryesisht në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e organizatës ushtarake.
-
“Armë, armë, armë”, kërkesa kryesore e Ukrainës për aleatët e saj
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen mes thirrjeve që Ukraina të përdorë armët e aleatëve brenda Rusisë
-
Blinken dhe Kuleba i kërkojnë Dhomës së Përfaqësuesve të miratojë ndihmën ushtarake për Ukrainën
-
Blinken: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s