Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e bëri të qartë kërkesën e Ukrainës për aleatët e saj gjatë takimit me homologët e tij nga vendet e NATO-s, shkruan BBC.
Agjenda e Kulebas mund të pasqyrohet me tri fjalë: “armë, armë, armë”. Kjo është kërkesa e tij kryesore në takimin e Brukselit të enjten.
Kuleba i theksoi këto prioritete edhe në një postim në Twitter nga selia e NATO-s në Belgjikë, ku përfaqësuesit e aleancës ushtarake po takohen për të diskutuar se si të ofrohet më mirë mbështetje ushtarake për Ukrainën.
“Ne kemi nevojë për armë që të mos përsëritet ajo çka ndodhi në Bucha”, ka deklaruar Kuleba.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina do të kërkojë armatim nga shtetet e NATO-s
-
Ministrat e NATO-s do të diskutojnë në Bruksel për dërgimin e armëve në Ukrainë
-
Ukraina i kërkon NATO-s “më shumë sesa armë”
-
Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkon NATO-s ta ndihmojë Ukrainën
-
Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkon SHBA-së dërgesa shtesë të armëve