Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, ka këmbëngulur Kremlini të premten.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexei Zaitsev, u tha gazetarëve se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia - një rrezik që zyrtarët perëndimorë e kanë diskutuar publikisht - nuk ishte i zbatueshëm për atë që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.
Një numër ekspertësh kanë paralajmëruar se përpjekjet e Rusisë për të kapërcyer rezistencën e vendosur ukrainase dhe për të arritur ndonjë sukses të dukshëm ushtarak pas pushtimit të saj, mund të bëjnë që Vladimir Putini t'i drejtohet një forme sulmi bërthamor.
Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s, William Burns, ka thënë se duke pasur parasysh pengesat që kishte pësuar Rusia në Ukrainë, nuk duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të armëve bërthamore me rendiment të ulët.
-
Putin: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë
-
Putini s’sheh rrezik për përdorimin e armëve bërthamore
-
Ukraina e quan “shantazh bërthamor” stërvitjen ushtarake ruse me armë bërthamore
-
SHBA-ja thotë se s’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore
-
SHBA-ja i përgjigjet Rusisë lidhur me kërcënimet për luftën bërthamore