Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se aktualisht nuk sheh kërcënim për sovranitetin rus që do të justifikonte përdorimin e armëve bërthamore, por përsëri paralajmëroi se Moska mund të fillojë të armatosë vendet dhe organizatat në mënyrë që ato të mund të synojnë objektivat perëndimore.
Putin ka thënë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte i mundur vetëm në “raste të jashtëzakonshme” dhe se nuk besonte se “ka lindur një rast i tillë”.
Udhëheqësi rus ka përmendur vazhdimisht përdorimin e armëve bërthamore që kur dërgoi trupa për të pushtuar Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
Megjithatë, sot Putini përsëriti paralajmërimin që i dërgoi Perëndimit disa ditë më parë që e “ka të drejtën” të furnizojë me armë kundërshtarët e Perëndimit në përgjigje të faktit që disa anëtarë të NATO-s po mendojnë ta lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për të goditur objektivat në territorin rus.
“Nëse ata furnizojnë (armë) një zonë luftarake dhe bëjnë thirrje që ato armë të përdoren kundër vendit tonë, pse të mos kemi të drejtë të bëjmë të njëjtën gjë. Por unë nuk jam gati të them se do ta bëjmë nesër”, ka thënë presidenti rus, duke vënë në dukje se kjo mund ta dëmtojë stabilitetin global.
Putin nuk ka specifikuar se ku mund të dërgohen armë të tilla.
-
Putini kërcënon sërish me armë bërthamore
-
Putin thotë se Rusia është e gatshme t’i përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet shtetësia
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt
-
Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë