Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se Moska po e ndien humbjen e luftës, pasi homologu i tij rus, Sergei Lavrov, tha se bota po rrezikohet të futet në një luftë të tretë botërore.
Kuleba potencoi të martën se Rusia po e humb edhe shpresën e fundit për të trembur botën që të mos mbështesë Ukrainën.
“Kështu flitet për një rrezik 'real' të luftës së tretë botërore. Kjo do të thotë se Moska e ndjen humbjen në Ukrainë. Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ne të mbizotërojmë dhe të ruajmë sigurinë evropiane dhe globale, tha ministri i Jashtëm në një postim në Twitter .
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se rreziqet e luftës bërthamore janë “serioze dhe reale”.
"Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t'i ngrija këto rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”, ka thënë Lavrovi në një intervistë televizive, transmeton Sky News.
Ai gjithashtu tha se lufta në Ukrainë do të përfundojë me një marrëveshje, por përmbajtja e saj do të varet nga situata ushtarake.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Kryediplomati rus thotë se procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”