Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov: Rreziqet e luftës bërthamore janë serioze e reale

Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se rreziqet e luftës bërthamore janë "serioze dhe reale".

"Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t'i ngrija këto rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”, ka thënë Lavrovi në një intervistë televizive, transmeton Sky News.

Ai gjithashtu tha se lufta në Ukrainë do të përfundojë me një marrëveshje, por përmbajtja e saj do të varet nga situata ushtarake.

Komentet vijnë, pasi Sergei tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë janë "ndërprerë", pasi Moska nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi për propozimet e saj të fundit, detajet e të cilave nuk janë bërë publike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të takohet të martën në Moskë me Lavrovin dhe presidentin, Vladimir Putin.

Guterresi do të shkojë të enjten në Ukrainë për t’u takuar edhe me presidentin, Volodymyr Zelensky, dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.