Mijëra njerëz në kryeqytetin polak, Varshavë, kanë mbajtur të premten një protestë duke kërkuar mbrojtjen e ukrainasve nga agresioni rus.
Më shumë se 4.000 qytetar polakë morën pjesë në protestën me moton “Mos premton vetëm, vepro!, gjatë së cilës ata u shtrinë të gjithë në tokë në shenjë solidarizimi me shtetin fqinj, raporton portali Fedorov të shtunën në Telegram.
Qëllimi i këtij veprimi ishte tërheqja e vëmendjes për numrin në rritje të viktimave në mesin e popullatës dhe nevojën për të mbyllur menjëherë qiellin e Ukrainës.
Sipas OKB-së, nga 24 shkurti deri më 23 mars, 1.035 civilë u vranë nga agresioni rus kundër Ukrainës, por në realitet shifrat janë më të larta. Vetëm në Mariupol, sipas burimeve të ndryshme, shërbimet publike kanë varrosur 3.000 deri në 4.500 njerëz në varre masive, por askush nuk është varrosur në qytet për 6 ditë.
Protesta kundër pushtimit të Ukrainës deri tani janë zhvilluar në disa prej kryeqyteteve kryesor evropiane.
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
Polonia aktivizon avionët luftarakë, Rusia godet Kievin para bisedimeve për paqe SHBA–Ukrainë
-
Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, vriten 20 persona
-
Tetë të vdekur, mes tyre dy fëmijë nga një sulm masiv rus në Kiev
-
Sulme masive mbi Ukrainë, të paktën 10 të vdekur