Më shumë se 20 persona janë vrarë në një sulm ajror rus në Ukrainën lindore, tha presidenti ukrainas Volodymr Zelensky, duke cituar raportet fillestare.
“Viktimat ishin njerëz të zakonshëm të cilët kishin shkuar për të marrë pensionet e tyre në vendbanimin Yarova të Donetskut”, shtoi ai.
Yarova, në veri të Slovianskut, është njëri nga qytetet e mëdha në rajon dhe jo shumë larg vijës së frontit, ndërsa forcat ruse po përparojnë ngadalë në lindje, shkruan BBC.
Ky ishte njëri ndër sulmet më të rënda ndaj civilëve ukrainas në javët e fundit, 42 muaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Në fund të gushtit, të paktën 23 persona u vranë në sulmet ajrore gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Në fundjavë, Rusia po ashtu kreu sulmin e saj më të madh ajror ndaj Kievit deri më tani, duke goditur ndërtesën kryesore qeveritare në kryeqytet, në atë që Zelensky e quajti një sulm të pamëshirshëm që synonte zgjatjen e luftës.
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet
-
Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 13 të vdekur e rreth 40 të plagosur
-
17 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur nga një sulm rus mbi Kiev
-
Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur