Mijëra izraelitë iu bashkuan një marshi të financuar nga shteti në pjesën myslimane të qytetit të vjetër në Jerusalem të hënën, ku grupe të së djathtës ekstreme brohoritën kore raciste që përfshinin fraza si “Gaza është e jona”, “vdekje arabëve”, dhe “të digjen fshatrat e tyre”, si dhe sulmuan palestinezët.
Marshimi i përvitshëm, i paguar dhe i promovuar nga qeverisja lokale e qytetit të Jerusalemit, kujton dhe feston fitoren e Izraelit në luftën e vitit 1967, si rezultat i së cilës u okupua Jerusalemi lindor dhe vendet e shenjta.
Pushtimi izraelit nuk njihet ndërkombëtarisht.
Komuna e Jerusalemit e ka promovuar ngjarjen, e njohur ndryshe si marshimi i flamurit, si “parakalim festiv”, që sipas saj është pjesë e një programi më të gjerë të ngjarjeve që festojnë “çlirimin e qytetit”.
Marshimi është karakterizuar nga thirrjet raciste dhe sulmet ndaj palestinezëve për vite me radhë, dhe paraprihet nga një fushatë dhune në Qytetin e Vjetër, e cila në thelb mbyll zonat me shumicë palestineze, veçanërisht në Lagjen Myslimane.
-
Qindra njerëz bashkohen në protestën më të madhe kundër Hamasit në Gaza
-
Protesta masive në prag të përvjetorit të luftimeve në Gaza
-
Izraeli sulmon Gazën edhe pasi Hamasi thotë se do të çarmatoset
-
Kolonët izraelitë u kanë vënë zjarrin xhamive në Bregun Perëndimor, thonë palestinezët
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin