Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merzi thotë se Irani po e poshtëron SHBA-në

Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të hënën se udhëheqja e Iranit po e poshtëron SHBA-në, duke bërë që zyrtarët amerikanë të udhëtonin në Pakistan dhe më pas të largoheshin pa rezultat.

Merz gjithashtu ka thënë se nuk e sheh se çfarë strategjie daljeje po ndjek SHBA-ja në luftën me Iranin, komente që theksojnë përçarjet e thella midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë në NATO, të cilat tashmë kishin filluar për shkak të Ukrainës dhe çështjeve të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Iranianët janë qartazi shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë për të mos negociuar, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë në Islamabad dhe pastaj të largohen pa asnjë rezultat”, ka thënë ai gjatë një bisede me studentë në qytetin Marsberg.

“Një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane, veçanërisht nga të ashtuquajturat Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Dhe shpresoj që kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar ai në aktivitetin në landin e North Rhine-Ëestphalia.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s që nuk kanë dërguar flotat e tyre detare për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit gjatë konfliktit. Kjo rrugë ujore ka mbetur pothuajse e mbyllur, duke shkaktuar tronditje në tregje dhe ndërprerje të paprecedentë në furnizimet me energji.

Merz ka theksuar gjithashtu se Gjermania dhe Evropa nuk ishin konsultuar përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, dhe se ai i kishte shprehur drejtpërdrejt skepticizmin e tij Trumpit më pas.

“Nëse do ta kisha ditur se kjo do të vazhdonte për pesë ose gjashtë javë dhe do të përkeqësohej gjithnjë e më shumë, do t’i kisha folur edhe më fort”, ka thënë Merz, duke e krahasuar situatën me luftërat e mëparshme amerikane në Irak dhe Afganistan.

Shpresat për rifillimin e përpjekjeve për paqe janë zbehur që kur Trumpi anuloi të shtunën një vizitë të të dërguarve të tij Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner në Islamabad.

Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi ka mbërritur të hënën në Rusi ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Merzi ka thënë se është e qartë që Ngushtica e Hormuzit është të paktën pjesërisht e minuar. 

“Ne kemi ofruar, si evropianë, të dërgojmë edhe anije gjermane për pastrimin e minave për të hapur ngushticën, e cila duket se është minuar pjesërisht”, ka thënë ai.