Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se marrëdhënia e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump mbetet “e mirë si gjithmonë”.
Deklarata e tij vjen pasi Trumpi të martën e ka sulmuar kancelarin në Truth Social, duke thënë se Gjermania i ka punët shumë keq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet!”, ka shkruar Trumpi.
Ai ka shtuar se nuk ishte çudi “që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera!”.
Ndërkohë, i pyetur nëse marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar, Merzi ka thënë se ndërsa marrëdhënia e tyre personale mbeti aq e mirë sa gjithmonë, ai “kishte pasur dyshime që nga fillimi për luftën në Iran”.
Merzi gjithashtu ka vënë në dukje efektet e konfliktit në Evropë.
“Ne po vuajmë ndjeshëm në Gjermani dhe në Evropë nga pasojat e, për shembull, mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”, ka thënë ai.
"Kjo dëmton furnizimet me energji dhe ekonominë. Dhe në këtë drejtim, unë kërkoj që ky konflikt të zgjidhet”, ka shtuar Merzi.
Ai ka deklaruar se qeveria e tij po zhvillon ende diskutime konstruktive me atë amerikane. “Jemi në marrëdhënie të mira bisede”, është shprehur Merzi.