Miliarderi Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda French Gates kohët e fundit njoftuan se do të ndahen pas 27 vitesh martesë. Ndërsa njoftimi për divorc javën e kaluar erdhi si një surprizë, një raport tregon se një proces i tillë ka nisur për më shumë se një vit më përpara.
Melinda Gates ishte duke u takuar me avokatët që do ta kryenin divorcin që nga viti 2019 për t'i dhënë fund martesës me Bill Gates, raportoi The Wall Street Journal. Ajo ishte e shqetësuar për marrëdhënien e Bill Gates me abuzuesin seksual me vajza të mitura, Jeffrey Epstein, shtoi raporti.
Sipas raportit të WSJ, ajo po fliste me avokatë nga disa firma që në tetor të vitit 2019 dhe thuhet se pranoi se martesa ishte "prishur në mënyrë të pakthyeshme".
Raporti shtoi se Melinda Gates ndihej e shqetësuar për lidhjet e ish-burrit të saj me Epstein të paktën nga viti 2013.
Një raport i New York Times nga viti i kaluar tregoi që bashkëthemeluesi i Microsoft u takua me Jeffrey Epstein disa herë, dhe madje qëndroi deri vonë në shtëpinë e tij në New York.
Zëdhënësi i Bill Gates ka thënë në atë kohë se takimet midis tij dhe Epstein u përqëndruan në filantropi.
Edhe
Bill Gates e konsideron si gabimin më të madh divorcin nga Melinda French Gates
Divorci u negociua gjatë pandemisë dhe përfshiu ekipet ligjore që punonin me një ndërmjetës për të ndarë pasurinë e tyre të kombinuar prej 145 miliardë dollarësh.
Kur ata njoftuan divorcin e tyre, dyshja thanë se planifikojnë të mbeten bashkë-kryetarë dhe kujdestarë të Fondacionit Bill & Melinda Gates.
Sipas regjistrimit të divorcit, çifti ka rënë dakord të ndajnë pasuritë e tyre. Javën e kaluar, firma e investimeve të Bill Gates transferoi te Melinda Gazes aksionet e ndërmarrjeve publike me vlerë gati 2.4 miliardë dollarë.
-
Bill Gates i jep fund martesës 27-vjeçare
-
Ish-gruaja e Gatesit për dokumentet Epstein: Bill dhe të gjithë të tjerët duhet të mbahen përgjegjës
-
Bill Gates me bamirësi planifikon të largohet nga lista e më të pasurve në botë
-
Bill Gates shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes, ende mban unazën e martesës