Bill Gates u pa në daljen e tij të parë publike që kur njoftoi ndarjen nga bashkëshortja Melinda.
Miliarderi 65 vjeçar bashkëthemeluesi i Microsoft-it u pa në Manhattan të shtunën, sipas disa fotografive të marra nga Daily Mail, ku shihet mjaft i buzëqeshur.
Gates thuhet se udhëtoi për në aeroportin Newark të New Jersey një ditë më parë. Është thënë gjithashtu se ai është fshehur në një klub golfi të miliarderëve luksozë në Kaliforni.
Në fillim të kësaj jave, Bill bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare që kur u përhap lajmi për divorcin, duke marrë pjesë në një forum virtual global me Dhomën e Tregtisë së SHBA-së. Gjatë forumit, ai foli gjatë për ndryshimin e klimës dhe rrugën e vështirë përpara Amerikës për t’u rikuperuar nga ndikimi i koronavirusit.
Dyshja njoftuan divorcin më 3 maj pas 27 vjetësh martesë, megjithëse raportet tregojnë se ata ishin të ndarë tash e një kohë të gjatë.
-
Bill Gates u tha miqve se ishte në martesë pa dashuri
-
Melinda Gates kishe filluar divorcimin me Bill Gates në vitin 2019
-
Me shkurorëzim, Bill Gates mund të mos renditet më si ndër më të pasurit e botës
-
Bill Gates i jep fund martesës 27-vjeçare
-
Ish-gruaja e Gatesit për dokumentet Epstein: Bill dhe të gjithë të tjerët duhet të mbahen përgjegjës