Pronari i Microsoftit dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates është ndarë nga bashkëshortja e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja, Melinda Gates, përmes një statusi në Facebook.
Ajo ka thënë se me Bill Gates ishte e martuar për 27 vjet dhe bashkë kanë tre fëmijë.
“Ne kemi marrë vendimin për t'i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t'i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shkruar se bashkë do të punojnë në fondacion porse nuk mund të rriten më si çift.
“Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”, ka thënë ajo.
-
Melinda Gates kishe filluar divorcimin me Bill Gates në vitin 2019
-
Bill Gates e konsideron si gabimin më të madh divorcin nga Melinda French Gates
-
Bill Gates me bamirësi planifikon të largohet nga lista e më të pasurve në botë
-
Shkurorëzimi i Bill dhe Melinda Gates, tashmë është zyrtar
-
Bill Gates shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes, ende mban unazën e martesës