Bill Gates do t’i bartë 20 miliardë dollarë të pasurisë së tij në Fondin “Bill dhe Melinda Gates”, që po rrit shpenzimet kundër sfidave botërore, përfshirë pandeminë dhe luftën në Ukrainë.
Fondacioni, i një prej filantropëve më të mëdhenj në botë, planifikon të rrisë buxhetin çdo vit. Fondacioni e ka fokusin e bamirësisë me qëllim të përmirësimit të shëndetit botëror, barazisë gjinore dhe edukimit.
Bashkëthemeluesi i Microsoftit dhe ish-bashkëshortja e tij, Melinda French Gates, janë zotuar se do të japin shumicën e pasurisë së tyre në fondin që e krijuan para 20 vjetësh.
Çifti ka njoftuar ndarjen në maj të vitit të kaluar, por bëri të ditur se do të bashkëpunojë në fond. Në fund të gjykimit, French Gates ka opsionin e dorëheqjes dhe të marrë një fond nga ish-bashkëshorti, që do të mbetej në krye të fondacionit.
Me pasuri neto prej rreth 114 miliardë dollarësh, Bill Gates, është personi i katërt më i pasur në botë, sipas indeksit të “Bloombergut”.
Edhe
99 për qind të pasurisë Bill Gates do t’ia falë Afrikës
Megjithatë, ai nuk mëton të qëndrojë aty edhe për kohë të gjatë.
“Do të zbres dhe përfundimisht të largohem nga lista e njerëzve më të pasur në botë”, ka shkruar ai në një blog të mërkurën. “Kam detyrim që t’ia kthej burimet e mia shoqërisë në mënyra që kanë ndikimin më të madh për të përmirësuar jetët”./CNN
-
Bill Gates do ta falë pasurinë deri në fund të vitit 2045
-
Melinda Gates për miliarderët në politikë: Po shohim personalitetet e tyre të vërteta
-
Bill Gates u kërkon falje punëtorëve për Epsteinin, pranon se kishte lidhje me dy ruse
-
Ish-gruaja e Gatesit për dokumentet Epstein: Bill dhe të gjithë të tjerët duhet të mbahen përgjegjës