Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat mbrojtëse – ka folur me CNN-in nga rrugët e Kievit dhe ka thënë se ukrainasit janë gati për të mbrojtur shtetin e tyre.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë, Putini shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putini i shpalli luftë të gjithë botës”, ka thënë ai.
Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”.
“Ai është thjesht i çmendur. Është djallëzor të vijë këtu të vrasë ukrainas”, ka thënë Poroshenko.
Poroshenko ka thënë se Ukraina ka nevojë për asistencën e Perëndimit, përfshirë sanksionet.
Ai u shpreh i bindur se Putini kurrë nuk do ta marrë Ukrainën.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-presidenti i Ukrainës: Kjo është luftë kundër gjithë Perëndimit
-
Poroshenko: Putini është kriminel lufte
-
Ish-presidenti ukrainas: Mos i besoni Putinit, nuk i mban fjalët
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian
-
Kremlini: Putini është i gatshëm për paqe në Ukrainë, pas përmbushjes së objektivave