Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-presidenti ukrainas: Mos i besoni Putinit, nuk i mban fjalët

Petro Poroshenko

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e bisedimeve të paqes me Rusinë.

Gjatë një interviste për BBC-në, Poroshenko tha se është e pamundur të besohet se presidenti rus, Vladimir Putin, e mban fjalën që e ka dhënë.

“Mos i besoni Putinit. Ai nuk i mban fjalët që i thotë”.

Më tej Poroshenko tha se askush nuk duhet të ketë frikë nga Putini dhe se duhet luftuar në mënyrë që presidenti rus të ndalet nga sulmet që i ka filluar në Ukrainë.

“Është Putin agresori këtu, është Putin ai që nuk e do paqen. Është Putin ai që po i vranë ukrainasit dhe me këtë situatë, ne duhet të jemi bashkë për paqe. Putin duhet ta kuptojë që sa më shumë që e mbanë këtë situatë kështu dhe i mbytë ukrainasit, situata për Rusinë do të bëhet edhe më e keqe. Situata do të jetë më e vështirë për të dhe Rusinë ndërsa ne do të motivojmë qytetarët rusë që të bëjnë presion mbi Putinin që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë vrasjet e ukrainasve. Kjo është mënyra se si ne mund të sjellim paqen në Ukrainë dhe nuk ka ndonjë tjetër mënyrë. Unë kam negociuar me Putinin personalisht për pesë vjet. Ju lutem, mos i besoni Putinit sepse Putini asnjëherë nuk i mban fjalët e tij. Dhe nën dy, mos u frikësoni nga Putini. Mësoni nga ukrainasit, ne nuk kemi frikë nga Putini, ne e ndalim atë. Ne qëndrojmë me armë në dorë dhe nuk e lejojmë Putinin të vazhdojë tutje, sepse ai shkon aq larg sa ne e lejojmë. Kjo është mënyra se si mund ta ndalim Putinin dhe është rruga më e shkurtër për paqen në Evropë”, ka thënë ai.