Të paktën 64 civilë janë vrarë që kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara të dielën.
Zyra e agjencisë për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka raportuar të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë të paktën 64 njerëz të vrarë në luftimet që kanë shpërthyer që kur Moska nisi sulmet.
Në deklaratë shtohet se dëmtimi i infrastrukturës civile ka privuar qindra mijëra njerëz nga qasja në energji elektrike apo në ujë, raporton CNN.
Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e dëmtuara nga bombardimet kanë lënë disa komunitete të shkëputura nga tregjet.
Artikuj të ngjashëm