I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka mbërritur të mërkurën në Kiev, ku pritet të ketë një takim të planifikuar me presidentin, Volodymyr Zelensky.
Pas mbërritjes së tij, Kellogg u ka thënë gazetarëve se vizita e tij "është një shans për të pasur negociata të mira të mundshme", raporton BBC.
“Ne do të dëgjojmë. Ne jemi gati të ofrojmë atë që nevojitet. Ne e kuptojmë nevojën për garanci sigurie Një pjesë e misionit tim është të dëgjoj”, është shprehur ai.
"Më pas do të kthehem në Shtetet e Bashkuara, do të flas me presidentin Trump, sekretarin Rubio, pjesën tjetër të ekipit. Vetëm për t'u siguruar që të bëjmë gjithçka mirë”, ka shtuar Kellogg.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur i habitur që nuk është ftuar në takimin e së martës mes SHBA-së dhe Rusisë për luftën në Ukrainë, që është zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Edhe
Zelensky: Takimi me Kelloggin rikthen shpresën
E presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar për këtë Ukrainën, duke thënë në një konferencë për media të martën se shteti mund ta kishte zgjidhur çështjen vite më parë, pa pasur nevojë për humbje jete dhe pa humbur shumë tokë.
LEXO EDHE:
-
Zelensky dëshiron ta çojë të dërguarin e Trumpit për Ukrainën në front të luftës
-
Të dërguarit amerikanë s’e vizitojnë Kievin, Zelensky e quan “mungesë respekti”
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë