Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pret që gjenerali Keith Kellogg, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, të vizitojë Kievin të enjten.
"Ne jemi duke pritur për Kellogg. Ne kishim një marrëveshje që ai të mbërrinte më 20 shkurt, për të qëndruar për dy ditë e ndoshta më shumë”, u ka thënë Zelensky gazetarëve të hënën, raporton BBC.
"Dua ta çoj në front dhe ai do të vijë me mua në front, mendoj se nuk do të refuzojë. Unë dua që ai të mësojë për të gjitha çështjet, të flasë me personelin tonë ushtarak”, ka shtuar lideri ukrainas.
Gjatë fundjavës u zbulua se Kellogg nuk do të ishte i pranishëm në samitin e kësaj jave në Arabinë Saudite ku do të takohen përfaqësues nga SHBA-ja dhe Rusia.
-
Zelensky: Takimi me Kelloggin rikthen shpresën
-
Zelensky do të takohet me emisarin amerikan për Ukrainën të enjten
-
Mbërrin në Kiev i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin