Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni mund të ketë qenë shënjestër i hakerëve përmes telefonit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është një nga disa udhëheqës botërorë që besohet se kanë qenë në shënjestër për hakimin e telefonit.

Softueri, i njohur si “Pegasus”, infekton telefonat dhe lejon operatorët të spiunojnë objektivat e tyre.

Udhëheqësit janë në një listë me rreth 50,000 numra telefoni të njerëzve që besohet të jenë me interes për klientët e operatorit me bazë në Izrael “NSO Group”. Lista u zbulua në media të mëdha botërore.

Ndërkaq, NSO mohon akuzat. Grupi thotë se programi është krijuar për t'u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve, shkruan BBC.

Raportet janë pjesë e një serie artikujsh të lajmeve që sugjerojnë se mijëra njerëz të shquar janë vënë në shënjestër – raporte nga organizata “Forbidden Stories” dhe grupi për të drejtat e njeriut “Amnesty International”.

Gazeta franceze “Le Monde” ka raportuar se shërbimet e inteligjencës marokene kanë identifikuar një telefon që Macroni e përdorte nga viti 2017. Maroku ka mohuar të jetë klient i firmës izraelite “Pegasus”.

Pjesëmarrja në atë listë nuk do të thotë se softueri është përdorur, por do të thotë se personi ka qenë target potencial.

Artikuj të ngjashëm