Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hakohen telefonat e 6 aktivistëve palestinezë të të drejtave të njeriut

Hulumtuesit e sigurisë kanë bërë të ditur të hënën se “spyware” nga kompania izraelite NSO Group, janë gjetur në celularë të gjashtë aktivistëve palestinezë për të dsrejtat e njeriut. Gjysma e tyre janë të lidhur me grupe që Ministria e Mbrojtjes së Izraelit në mënyrë kontraverse thotë se janë të përfshirë në terrorizëm, raporton agjencia AP.

Është hera e parë që bëhet publike që aktibistët palestinezë janë shënjestruar nga “spyware” Pegasus. Përdorimi i këtij “spyware” kundër aktivistëve dhe disidentëve nga Meksika e Arabia Saudite është dokumentuar që nga viti 2015.

Një “infektim” i suksesshëm me Pegasusin u jep personave qasje në çdo gjë që një person bën në celularin e tij, përfshirë edhe komunikimet në kohë reale.

Nuk është e qartë se kush ka vendosur këtë “spyware” në celularët e aktivistëve, ka thënë hulumtuesi që së pari e ka zbuluar atë, Mohammed al-Maskati i organizatës jofitimprurëse Frontline Defenders.