Bashkimi Evropian tha se gjeti prova që telefonat e mençur, të përdorur nga një pjesë e stafit, ishin komprometuar nga softueri spiun Pegasus, i një kompanie izraelite, raportoi Reuters të mërkurën.
Komisioneri i BE-së për drejtësi, Didier Reynders, deklaroi se nga prodhuesi amerikan Apple, mori informacione se pajisja e tij iPhone, ishte hakuar nga Pegasus, softuer i kompanisë NSO Group, duke ia rrezikuar sigurinë atij dhe stafit.
Apple njoftoi se Pegasus mund ta ketë keqpërdorur telefonin e Reyndersit, por që pretendimet ende nuk janë vërtetuar plotësisht.
Reynders, në letrën që ia nisi stafit, deklaroi se sulmi kibernetik nuk mund t’i atribuohet vetëm një kompanie spiunazhi, duke potencuar se hetimi ndaj Pegasusit izraelit ende po vijon.
Një zëdhënëse e kompanisë izraelite, deklaroi se NSO Group është i gatshëm të ofrojë ndihmë në hetim, me qëllim që pretendimet e Reyndersit të bien dhe situata të qartësohet.
“Nuk ka asnjë provë konkrete deri më tani që ka ndodhur shkelje. Çdo përdorim i paligjshëm nga një klient që synon aktivistët, gazetarët, etj., konsiderohet një keqpërdorim serioz”, shtoi ajo.
-
Amnesty: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi
-
Alarmohen përdoruesit e iPhoneit, disa Qeveri kanë blerë një program të spiunimit
-
Apple po punon në rritjen e sigurisë së përdoruesve
-
Google pretendon se telefonat Apple dhe Android janë hakuar nga “spywaret” italianë
-
Izraeli po heton pretendimet se Policia ka përgjuar figurat publike pa autorizim