Telefonat inteligjentë Apple dhe Android janë hakuar nga një kompani italiane, ka njoftuar Google, teksa ka thënë se hakerimit ka qenë i kufizuar në telefonat inteligjentë në Itali dhe Kazakistan, raportoi Reuters.
Një kompani me bazë në Milano e quajtur “RCS Lab” ka përdorur mjete për të spiunuar mesazhet private dhe kontaktet e pajisjeve të synuara, thuhet në raport.
"Këta shitës po mundësojnë përhapjen e mjeteve të rrezikshme të hakerimit dhe po armatosin qeveritë që nuk do të jenë në gjendje t'i zhvillojnë këto aftësi në vendin e vet”, ka thënë Google.
“RCS Lab” ka njoftuar se produktet dhe shërbimet e saj janë në përputhje me rregullat evropiane dhe ndihmojnë agjencitë e zbatimit të ligjit të hetojnë krimet.
“Personeli i RCS Lab nuk ekspozohet dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të kryer nga klientët përkatës”, ka thënë kompania për Reuters.
Edhe
Google dhe Apple goditen nga BE-ja për shkelje rregullash
Si Apple ashtu edhe Google kanë vepruar në lidhje me incidentin pas raportimit. Një zëdhënës i Applet ka thënë se kompania ka revokuar të gjitha llogaritë dhe certifikatat e njohura të lidhura me këtë fushatë hakerimi.
Google ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur përdoruesit e sistemit të saj operativ Android dhe i ka paralajmëruar ata për hakerime të mundshme.